
Këngëtarja shqiptare e hitit "Mbushi gotat", Violeta Kukaj është padyshim një ndër personzhet më të njohura dhe komentuara në mediat. Shumë e njohur në Kosovë, ajo gjithmonë merr vëmendjen e publikut me muzikën e saj, mirëpo së fundmi jeta e saj private është përfolur shumë nga mediat rozë.
Sipas burimeve pranë ‘Prive’, Violeta i ka dhënë fund martesës së saj dhe ka marrë fëmijët dhe është larguar nga banesa ku jetonte me bashkëshortin.
"Violeta ka marrë fëmijët dhe është larguar. Ajo nuk është më me bashkëshortin", ka thënë një burim mjaft i afërt me çiftin për "Prive.al".
Ndërkohë lidhur me këto lajme vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë prononcim apo deklaratë duke mos mohuar dhe pohuar asgjë.