Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 10:10

Nuk e pranojnë lidhjen, por shoqja e Butrintit tregon gjithçka për Kiara Titon

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri kanë qenë një nga çiftet më të komentuar përgjatë muajve të fundit. Ata janë kapur shumë herë mat nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe për këtë arsye është aluduar se janë në një lidhje.

Mirëpo vetë ata në intervista të ndryshme kanë mohuar gjithçka duke treguar se janë thjesht miq. Kiara ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Shiko kush luan" ku këngëtarja Kida e ka pyetur atë nëse do ta pranojë më në fund lidhjen me Butrintin, por Kiara ka zgjedhur të pijë një shots.

"Domethënë është e vërtetë", i tha Kida e cila siç dihet është shumë mikesh e mirë me Butrintin. Ndërsa Kiara vendosi mos ti përgjigjej Kidës dhe ka thënë thjesht: “Doja ta provoja këtë shots-in”