Ditën e sotme të gjithë fëmijët dhe të rinjtë festojnë festën e "Halloweenit". Këtë festë e cila është kryesisht traditë në Amerikë kanë filluar ta festojnë dhe shumë personazhe të njohur në vendin tonë, të cilët gjatë këtyre ditëve kanë publikuar vazhdimisht foto me maskimet e tyre.

Mirëpo ndryshe nga shumë persona të tjerë, djali i vogël i kryeministrit Rama dhe vajza e Lindës kanë zgjedhur që të shndërrohen për Halloween por pa përdorur maskime. Në një postim që Rea ka bërë në Instagram shihet përkrahë vëllait të saj, teksa ai është duke i vendosur një gjethe në ballë dhe duke e shndërruar atë në vjeshtë. Ndërkohë që në përshkrim të fotos, ajo ka treguar se Zaho i vogël ka vendosur të jetë Batmani.

“Këtë Halloween ti do të bëhesh Batman dhe unë vjeshta”, ka shkruar Rea pranë fotove të saj.







