Aulona Musta është padyshim një ndër moderatoret më të drejtpërdrejta shqiptare, e cila me emisionin e saj "Thumb" ka arritur të rrëmbej zemrat e publikut. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto ku shfaq moment nga jeta e përditshme me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Këtë të shtunë Aulona do të jetë e ftuar në emisionin "Pop Culture" ku në një intervistë me Kelvi Kadillin do të zbulojë gjithë të pathënat e marrëdhënies së saj me bashkëshortin.

Kelvi e ka pyetur moderatoren se nëse konsumon ushqim para apo pasi kryen marrëdhënie seksuale dhe Aulona ka habitur me përgjigjen e saj.

"Ushqim pas seksit, nuk ha shumë po të vjen içik të ushqehem, se Tomi të lodh", u shpreh moderatorja.

"Nëse Tomi të vjen një ditë dhe të thotë Aulona unë të dua shumë por dua të marr edhe një femër tjetër, çfarë do thoje ti?", e pyeti Kelvi. “Po varet kush është”, iu përgjigj Aulona duke qeshur.








