Pesë muaj më parë moderator i njohur Eno Popi u bë baba për herë të parë të një vajze që e pagëzuan me emrin e veçantë Liv. Gjatë këtyre muajve Eno është treguar mjaft i rezervuar dhe nuk ka publikuar asnjë foto me vogëlushen e tij, madje dhe as ka folur në lidhje me të.

Mirëpo ditën e djeshme ai ka thyer rregulla dhe në emisionin e tij "Dilema" ka treguar për herë të parë se vajza i ka vjedhur zemrën. Teksa një nga konkurrentet është ngjitur në skenë së bashku me vajzën e saj të vogël, Eno filloi të pyeste vogëlushen për emra filmash me princesha e princa sepse do ti duheshin për Livin e vogël.

Ai gjithashtu tha përpara të gjithëve se vajzat janë sherbet duke treguar afeksionin dhe dashurinë e madhe që ka për vogëlushen e tij.





