Këngëtarja shqiptare Tuna është kthyer ditët e fundit në një nga personazhet më të komentuara në media dhe kjo për shkak të intervistës së saj të shtunën e kaluar në emisionin "Xing me Ermalin", ku bëri disa deklarata të forta.

Njëra prej tyre ishte edhe përgjigja që dha pasi Ermali i drejtoi "Pyetjen e Rudinës". Ai e pyeti këngëtaren e njohur se nëse do të shkojë ndonjëherë në emisionin e Rudinës, por përgjigja e Tunës ishte e papritur.

“Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa të jem gjallë,”- tha këngëtarja, pasi pak muaj më parë Rudina ka ftuar në emision Robertin i cili bëri një deklaratë të fortë kundër Tunës.

Mirëpo kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga ana e moderatores Rudina e cila nëpërmjet një statusi ju kthye keq Tunës duke thënë se kishte shpirt të keq.

E ndërkohë që të gjithë janë duke komentuar sherrin mes tyre, mbrëmjen e djeshme Roberti ka dërguar një video në emisionin “Rudina”.

Ai nuk ka preferuar të përmend fare Tunën, por ka falenderuar moderatoren për mbështetjen por edhe shtetin Shqiptar që i dha pasaportën shqiptare.

“Unë dua të falenderoj nga zemra shtetin Shqiptar që mua dhe familjes time na dhanë pasaportë. Ju dua shumë” , tha në videomesazh Robert Berisha.





