Albërie dhe Anxhelina Hadërgjonaj prej kohësh janë larguar në Amerikë për të vazhduar jetën e tyre atje. Ato janë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë publikojnë foto dhe video ku shfaqin moment nga e përditshmja e tyre.

Së fundmi nënë e bijë kanë vendosur që të udhëtojnë drejt Kalfrornisë me makinë, mirëpo një incident i vogël u ndodhi gjatë rrugës. Ka qenë Anxhelina ajo që nëpërmjet një videoje tregoi se nëna e saj përpak sa nuk u përplas me makinë.

Edhe pse ky moment u kalua me të qeshura nga të dyja, ato treguan se u frikësuan jashtëzakonisht shumë në fillim.






