Nga Shqipëria / E Martë 30 Tetor 2018, 17:05

Stresi kërkoi të qëndronte në burg, babai i tij zbulon arsyen e vendimit të reperit

Disa javë më parë, reperi i njohur Stresi u arrestua nga policia në një hotel në Linzë ku iu gjet një armë pa leje dhe një sasi kokaine. Ai në vendimin e parë të seancës gjyqësore u la në burg, ndërkohë pak ditë më parë ai ka habitur teksa ka thënë se nuk dëshiron që të qëndrojë në burg.

Së fundmi babai i tij Sali Lusha ka reaguar në një postim në ‘Facebook’ ku ka akuzuar teksa ka zbuluar se përse Stresi dëshiron të qëndrojë në burg. Sipas tij tërheqja nga ankimimi në Apel i masës së sigurisë ka ardhur pasi gjyqtarja e çështjes është “gjyqtare e devotshme dhe e zellshme e partisë në pushtet”.

“E pamë të udhës dhe më të drejtë të mos dalë një i persekutuar politik përpara kësaj gjyqtareje militante të partisë. Duke mos pasur pikën e besimit në dhënien e drejtësisë për Stresin. Dua t’ju bëj me dije se gjithë ajo bujë e madhe si organizator dhe si drejtues e si janë mësuar këta etërit e tyre në emër të popullit është shfryrë dhe nuk po dinë si të bëjnë. Askënd deri më sot nuk po mund ta bëjnë të dëshmojë kundër Stresit”, shkruan ai më tej.

“Gjyqtare e Apelit është Edlira Petri. I thashë Stresit në takim që të mos vijë fare në gjyqin e së hënës. Një familje persekutorësh nuk mund të gjykojë një të persekutuar. Pinjolle e një familje persekutorësh, nën urdhrat e partisë në pushtet”, u shpreh dje Lushaj për gazetën “Panorama