Nga Shqipëria / E Martë 30 Tetor 2018, 17:05

Fero dhe modelja bukuroshe kapen mat, ja detaji që nxjerr zbuluar lidhjen e tyre

Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se reperi i njohur Fero është në një lidhje me modelen seksi me origjinë shqiptare Arbenita Ismajli. Sipas burimeve cifti kishte disa kohë që ishin bashkë dhe në komente të ndryshme në "Instagram" ata ngacmonin shpesh herë njëri- tjetrin.

Mirëpo as reperi dhe as modelja nuk reaguan lidhur me këto lajme duke mos treguar asgjë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Por së fundmi fansat kanë kapur mat çiftin nëpërmjet këtij detaji.

Siç duket dyshja së fundmi ka qenë në një udhëtim në Gjermani dhe këtë gjë e tregojnë fotot e fundit që ata kanë publikuar në Instagram. Ndonëse nuk kanë pozuar bashkë Fero dhe Arbenita shihen teksa janë duke pozuar në të njëjtin vend në Frankfurt dhe në këtë mënyrë kanë konfirmuar lidhjen e tyre.