Nga Shqipëria / E Martë 30 Tetor 2018, 16:04

'Ti më bën të vjellë', Emina Cunmulaj irritohet keq me maskimin e blogeres së njohur

Së fundmi shumë personazhe të njohur në Shqipëri dhe jashtë kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale maskimet e tyre për Halloween. Por një nga maskimet që është quajtur çmenduri nga shumë persona është ai i blogeres së njohur Maxinne Björk, ku ajo shfaqet pothuajse nudo e mbuluar me gjak periodash.

Ky postim i saj ka irrituar edhe modelen shqiptare Emina Cunmulaj, e cila e acaruar ka shpërthyer ndaj saj në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një foto të Maxinne në ‘Instastory’ dhe pranë saj ka treguar se ajo e bënë të vjellë.

"Jo, vajzë! Kjo foto thjesht më bëri për të vjellë", ka shkruar ajo në postimin e saj.