Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është një ndër artistet më të komentuara të momentit jo vetëm në Shqipëri por edhe në mediat e huaja. Ajo së fundmi ka publikuar disa këngë të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe kanë marrë shumë klikime në Youtube.

Përveç angazhimit të saj me videoklipe të reja, Rita ka bërë muajt e fundit dhe një tur në disa nga vendet e Europës, madje ka qenë e pranishme dhe në Tiranë ku ngiti publikun në këmbë me performancën e saj.

Së fundmi në Britaninë e Madhe është publikuar lista me personat më të pasur ku këngëtarja shqiptare është pjesë e saj. Rita futet në listën e 30 personave më të pasur në Britani dhe pasuria e saj numëron plotë 12 milion funte.

Ndërsa në vendin e parë renditet këngëtarja Adel, e cila ka rritur pasurinë e saj nga 132 milionë funte në 147.5 milionë, sipas revistës Heat të vitit 2018.

Ndërsa në vendin e dytë renditet Ed Sheeran me një pasuri prej 94 milionë funte, ndërsa në vendin ndodhet aktori i “Harry Poter”, Daniel Radcliffe me vlerë prej 87 milionë.





