Këngëtarja shqiptare e hitit "Suus", Rona Nishliu është një ndër artistet shqiptare e cila ndonëse nuk është shumë aktive me këngë dhe videoklipe komentohet dhe pëlqehet shumë nga publiku. Pak muaj më parë ajo në fshehtësi të plotë i dha fund beqarisë në një ceremoni ku të pranishëm ishin vetëm miqtë dhe familjarët.

Mirëpo dita e sotme është mjaft e veçantë për Ronën pasi bashkëshorti i saj Flori feston ditëlindjen. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe në përshkrim të saj ka bërë një urim mjaft të çuditshëm, i cili tregonte qartë dashurinë e madhe që ajo ka për të.

“Gëzuar ditëlindjen djalit më të çmendur dhe më të dashur” – ka shkruar Rona krahas fotos me partnerin e saj.





