Moderatorja Rudina Magjistari dhe Inis Gjoni kanë qenë ndër të parat figura femërore, të cilat kanë dal vite më parë në ekranin shqiptar. Ato që në atë kohë u kthyen në dy nga personazhet më të komentuara dhe të dashura për publikun.

Mirëpo ndonëse profesionet e tyre janë të ndryshme, pasi Rudina është një moderator dhe Inisi është fokusuar tek teatri ku herë pas here sjellë shfaqje mjaft interesante, askush se dinte që dy vajzat i lidhte diçka.

Së fundmi Inisi në një intervistë për revistën 'Who' ka zbuluar një sekret që e lidh me Rudinën. Ajo ka rrëfyer se ajo dhe Rudina kanë qenë ndër të parat femra që i kanë dhënë makinës në Shqipëri.

"Besoj se kam qenë ndër të parat vajza në Tiranë që kam drejtuar një automjet, në vitin 96'. Unë dhe Rudina Magjistari, kemi qenë ndër të parat", është shprehur ajo.






