Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj është padyshim një ndër personazhet më të dahsur për publikun shqiptar. Ajo prej kohësh jeton në Amerikë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Shumë e ndjekur dhe e pëlqyer në rrjetet sociale, Emina është mjaft aktive dhe shumë herë publikon foto nga përditshmëria e saj.

Ajo është cilësuar gjithmonë si një femër mjaft e bukur, mirëpo askujt nuk i ka shkuar mendja që do ekzistonte një person identik me të.

Së fundmi është zbuluar edhe sozia e saj që është sopranoja e njohur greke Maria Callas, e cila ka një ngjashmëri shumë të madhe në formën dhe tiparet e fytyrës.





