Nga Shqipëria / E Martë 30 Tetor 2018, 13:01

Ja preu shkurt, ja kush është reperi shqiptar që refuzoi bashkëpunimin me Tunën

Reperi i njohur shqiptar i hitit "A m’foli mu", ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin e njohur "N’drrimi natës" ku dhe u bë pjesë e lojës ‘Thuaje ose haje’ ku duhet ti përgjigjej pyetjeve të sikletshme të moderatorit ose të kryente dënimin.

Moderatori e ka pyetur reperin se cilën këngëtare femër ka refuzuar dhe nuk ka pranuar për bashkëpunim. Kidda pasi është menduar gjatë ka rrëfyer se nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me këtë këngëtare.

"Tuna."- ka thënë ai para kamerave, pa shpjeguar arsyen pse e ka refuzuar këngëtaren.