Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Dance with me" çdo konkurrent ka qenë i maskuar me rastin e Halloween-it. Një nga kërcimet që tërhoqi më shumë vëmendjen dhe u komentua nga ana e jurisë ishte ai i Rashel Kolanecit dhe Seldi Qalliut.

Kërcimi u pëlqye shumë nga ana e të tre anëtarëve të jurisë, mirëpo në momentin që ishte duke folur Robert Aliaj, Rasheli e ndërpreu dhe tha se kërceu me shumë vështirësi për shkak të takave të larta me maj të hollë. Ky veprim nuk u pëlqye aspak nga ana e Roberit, i cili u nxehë dhe e quajti atë banal.

“Në spektaklet shqiptare humori dhe niveli i banalitetit ka arritur kulmin dhe kjo nuk është aspak normale sepse nuk mund të prishej një moment i atillë valsi me banalitetet çfarëdo lloji.Unë po iki, ku janë shkallët?” – tha Roberti dhe u zhduk nga transmetimi.

Ndërkohë që Rasheli u ndje e ofenduar dhe tregoi se për asnjë moment nuk donte të fyente Robertin.

“Ruajeni show-n nga banaliteti, danci është element elegance. Unë isha happy, në një moment elegant, por ajo që ndodhi ofendon praninë time. S’e kisha me ty, ti fole për diçka të parëndësishme, por televizioni ka nevojë për elegancë… “ – u shpreh Robert Aliaj në fund të spektaklit.






