Puntata e fundit e emisionit "Xing me Eramalin" ka qenë një ndër më të komentuarat në media ditët e fundit dhe kjo pas intervistës së këngëtares Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris. Deklarata e Patrisit por edhe sjellja e këngëtares Tuna ngriti një debat në rrjetet sociale dhe shumë personazhe të njohur u përfshinë.

Personazhi i fundit që ka reaguar ka qenë këngëtarja e njohur Enca e cila nëpërmjet një postimi në Instastory i ka dal në mbrojtje këngëtares Tuna.

Ajo ka shpërndarë një foto të Tunës që është shkëputur nga emisioni dhe pranë saj ka shkruar: “E dua për sinqeritetin e saj se është reale, njerëzit duan ata fallso. Le të përqafojmë të vërtetën dhe të gjykojmë më pak, të jesh real është një vlerë reale”, tha Enca dhe etiketoi Tunën.






