Nga Shqipëria / E Martë 30 Tetor 2018, 12:12

Pak pra lindjes, Loredana del me barkun e rrumbullakosur dhe duket yll

Loredana dhe Mozzik kanë qenë një nga çiftet më të komentuara muajit e fundit nga mediat dhe kjo pasi është aluduar se këngëtarja është në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse ata nuk e kanë konfirmuar asnjëherë publikisht dhe Loredana nuk ka dal asnjëherë më barkun e  rrumbullakosur, ajo është fotografuar nga fansat dhe ndryshimet që ka pësuar në trup e konfirmojnë shtatzëninë e saj.

Siç dihet ajo është pothuajse në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe pritet që shumë shpejt çifti të mbajë në krahë fëmijën e tyre. Madje në një postim të para disa ditësh, shumë fansa aluduan se fëmija do të lind në muajin dhjetor dhe se është i gjinisë femërore.

Por ndonëse do ta mbajë të fshehtë shtatzëninë, ditën e sotme këngëtarja është fotografuar me barkun e rrumbullakosur teksa ka qenë në Kosovë. Në disa foto të siguruara nga gazeta ‘Express’, Loredana shihet teksa po pret makinën dhe duket qartë barku i fryrë dhe ndryshimet që ajo ka pësuar në trup.