Floriana Garo është një ndër moderatoret e njohura shqiptare e cila ndonëse është larguar nga televizioni është mjaft e komentuar në media. Siç e dimë disa muaj më parë Floriana u bë nënë për herë të parë dhe që prej asaj kohe ajo u zhvendos në Zvicër me partnerin e saj.

Mirëpo siç do personazh publik edhe ajo është përfshirë nga atmosfera e festës së Halloween-it. Moderatorja ka publikuar pak më parë disa foto ku shfaqen veshjet e saj për Halloween ndër vite.

Në to shihen zgjedhjet e ndryshme të moderatores, por ajo që bie më shumë në sy është veshja e saj si një 'Cat Woman' ku Florjana shfaqet e veshur me një minifund dhe një bluze me barkun jashtë shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.





