Nga Shqipëria / E Hënë 29 Tetor 2018, 19:07

Portreti i një femre, domethënia e veçantë e tatuazhit të Mozzik do t’ju prek

Reperi i njohur Mozzik është padyshim një ndër këngëtarët më të suksesshëm në vendin tonë i cili prej kohësh është përfolur në media duke qenë se është aluduar se partnerja e tij Loredana është në pritje të një fëmije.

Mirëpo ndonëse ata ende nuk kanë pranuar asgjë publikisht në foto të ndryshme Loredana është shfaqur me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi reperi ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaq një tatuazh që ka në krahë.

Në të shfaqet portreti i nënës së tij. Ai ka filmuar fillimisht tatuazhin e më pas e kaloi kamerën nga e ëma për të dëshmuar se fytyra në krahun e tij është portreti i nënës duke treguar në këtë mënyrë që ajo është shumë e rëndësishme për të.