Dy aktorët e njohur të humorit Julian Deda dhe Gentian Zenelaj dikur përveç se kolegë kanë qenë edhe shumë miq. Ata kanë qenë pjesë e grupit "SHBLSH" dhe më pas në "Apartamentin 2xl", mirëpo pasi Genti u alrgua nga ky spektakël marrëdhënia e tyre u ftohë dhe tashmë nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Së fundmi Genti ka qenë pjesë e "Intervistës VIP" në 'MCN Radio' ku ka treguar diçka më shumë për marrëdhënien që ka tani me Ermal Mamaqin dhe Julian Dedën.

“Me Ermalin përshëndetemi, pimë kafe ndonjëherë. Por vetem kaq… Ai grup (The SHBLSH) u nda por jeta vazhdon.”-është shprehur Zenelaj.

Ndërsa përsa i përket raportit me Julian Dedaj, Genti tregoi se nuk ka asnjë komunikim.
“Ne jetojmë në të njëjtin pallat ndaj shihemi here pas here, por nuk përshëndetemi. Nuk ka pasur komunikim këto katër vitet e fundit fare, ashtu ka ndodhur dhe unë personalisht mendoj se ashtu duhet të vazhdoj, sepse mbetën shumë gjëra pa u sqaruar, dhe përderisa nuk u sqaruan atëherë kur ndodhi, më vonë u mbuluan dhe nuk ka më vlerë!”-u shpreh ai.





