Nga Shqipëria / E Hënë 29 Tetor 2018, 17:05

Era Rusin e akuzuan për kopjim të këngës tek 'Kënga Magjike', reagon ashpër autorja e tekstit Fifi

Ditën e djeshme këngëtarja Era Rusi u prezantua në "Kënga Magjike" me këngën e saj që titullohej "Mos ma merr". Siç tregoi dhe këngëtarja kënga i dedikohej një femre që hynë dhe prish marrëdhënien e një çifti. Ajo i këndon asaj dhe i lutet që të mos i marr të dashurinë.

Mirëpo menjëherë pas publikimit të këngës të shumta kanë qenë reagimet nga ana e mediave dhe të publikut, të cilat kanë akuzuar Erën dhe tekst shkruesen e këngës Fifin, se kënga është një kopjim dhe shumë e ngjashmëri me këngën e famshme ‘Jolene’ të Dolly Parton.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

#mosmamerr #kengamagjike2018 Music&Lyrics @fifi.official.fr Arrangement @darkodimitrov #linkinmybio

A post shared by era_rusi_official (@era_rusi_official) on

Në një prononcim për ‘Iconstyle.al.’, Fifi ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave duke mohuar ngjashmërinë mes dy këngëve.

“Më vjen mirë që paskan shkruar mediat dhe kjo ka qenë arsyeja e bërjes së këngës. Kënga “Jolene” mbetet “Jolene”. Unë nuk jam inspiruar te “Jolene”, por te gratë të cilat janë gjithmonë të penalizuara nga të dashurat e burrave të tyre, që në këtë rast as të dashurat nuk kanë faj, por kanë faj burrat që lidhen kur janë të martuar.  Është realitet i njerëzve, nuk mund ta sjellë vetëm Dolly Parton një histori të tillë”, u shpreh Fifi.

Këngëtarja e njohur theksoi se nuk e ka vjedhur tekstin dhe aq më tepër nuk e ka përkthyer ashtu siç bëjnë të tjerë autorë që përkthejnë tekstet nga italishtja.