Ditën e djeshme këngëtarja Era Rusi u prezantua në "Kënga Magjike" me këngën e saj që titullohej "Mos ma merr". Siç tregoi dhe këngëtarja kënga i dedikohej një femre që hynë dhe prish marrëdhënien e një çifti. Ajo i këndon asaj dhe i lutet që të mos i marr të dashurinë.

Mirëpo menjëherë pas publikimit të këngës të shumta kanë qenë reagimet nga ana e mediave dhe të publikut, të cilat kanë akuzuar Erën dhe tekst shkruesen e këngës Fifin, se kënga është një kopjim dhe shumë e ngjashmëri me këngën e famshme ‘Jolene’ të Dolly Parton.

View this post on Instagram#mosmamerr #kengamagjike2018 Music&Lyrics @fifi.official.fr Arrangement @darkodimitrov #linkinmybio
Në një prononcim për ‘Iconstyle.al.’, Fifi ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave duke mohuar ngjashmërinë mes dy këngëve.

“Më vjen mirë që paskan shkruar mediat dhe kjo ka qenë arsyeja e bërjes së këngës. Kënga “Jolene” mbetet “Jolene”. Unë nuk jam inspiruar te “Jolene”, por te gratë të cilat janë gjithmonë të penalizuara nga të dashurat e burrave të tyre, që në këtë rast as të dashurat nuk kanë faj, por kanë faj burrat që lidhen kur janë të martuar. Është realitet i njerëzve, nuk mund ta sjellë vetëm Dolly Parton një histori të tillë”, u shpreh Fifi.

Këngëtarja e njohur theksoi se nuk e ka vjedhur tekstin dhe aq më tepër nuk e ka përkthyer ashtu siç bëjnë të tjerë autorë që përkthejnë tekstet nga italishtja.





