Nga Shqipëria / E Hënë 29 Tetor 2018, 16:04

Dedikim plotë dashuri, Jona Spahiu i shpreh publikisht ndjenjat bashkëshortit

Moderaorja Jona Spahiu dhe bashkëshorti i saj Frenkli Ymeri janë padyshim një ndër çiftet më simpatike në showbizin shqiptar. Ata i dhanë fund beqarisë në muajin gusht dhe një muaj më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Raiden.

Dyshja është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë ka publikuar foto dhe video ku i dedikojnë fjalë zemre njëri tjetrit. Mirëpo së fundmi Jona nëpërmjet një postimi ka treguar se është çmendurisht e dashuruar pas bashkëshortit të saj.

Ajo ka publikuar një foto ku shihen duke pozuar pranë kullës së Eiffel në Paris dhe pranë fotos ka shkruar: “Duket sikur të kam dashur ty në forma të pafundme, pafundësisht herë, jetë pas jete, epokë pas epoke pafundësisht”.