Nëntë muaj më parë, këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vogëlushe që e pagëzoi me emrin Khloe.

Ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto shumë të ëmbla me vogëlushen e saj. Ditën e sotme Khloe e vogël mbush plotë 9 muajshe dhe Zaimina ka ndarë me fansat një foto shumë të bukur të vajzës e cila shihet e maskuar për Halloween.

"Halloween-i i parë i Khloes."- ka shkruar Zaimina krah fotos së të bijës, të cilën e ka veshur si njëbrirësh me aksesorin mbi kokë dhe një fustan tyli ngjyrë rozë.







