Pak kohë më parë këngëtarja Enca ka publikuar bashkëpunimin e saj me reperin Don Phenom "Kujt po i han" që rezultoi një sukses i vërtetë dhe u prit mjaft mirë nga ana e fansave. Në videoklipin e këngës, Enca ishte shfaqur si një Mona Liza moderne brenda një tabloje.

Mirëpo ditën e sotme ajo ka treguar nëpërmjet një postimi se reperja me famë botërore Nicky Minaj ka kopjuar idenë e saj në videoklipin e këngës më të re që titullohet “Woman Like Me”.

Në këtë klip ajo shfaqet brenda kornizave të një pikture njësojë si këngëtarja shqiptare.

Enca ka shpërndarë si fillim foton e saj dhe më pas atë të Nickit dhe përmbi të ka shkruar se ajo është e para në gjithçka.

“Sa për ta thënë… 1.Jam gjithmonë një hap para me konceptet… 2.Mendjet e mëdha mendojnë njësoj” – shkruan Enca në postimin e saj në Instastory.

“Kështu që kur të jem e famshme në të gjithë botën mund të thoni ‘Enca ishte gjithmonë një hap para’ “ – ka shtuar më tej këngëtarja.







