I ftuar në emisionin e njohur "Xing me Ermalin" këtë të shtunë ka qenë këngëtarja Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha, i cili për herë të parë ka reaguar për deklaratat që i vëllai Robert Berisha ka bërë pak kohë më parë për kunatën e tij Tunën.

“Vëllau është si shkjau”, tregoi Patrisi duke treguar më pas që vëllai ka vendin e vetë dhe gruaja vendin e vetë dhe secili duhet të vazhdonte të shikonte punën e vetë pasi për të më e rëndësishme ishte Tuna dhe djali i tij Tina.

I ftuar ditën e sotme në emisionin, “Rreze dielli” ka qenë Robert Berisha, i cili për herë të parë ka reaguar pas deklaratës së fortë të të vëllait.

"Janë disa thënie të këtij lloji në Kosovë dhe e kam menduar si shaka duke qenë se e njoh Patrisin shumë mirë, është çun shumë i mirë dhe pozitiv. Patrisi e tha atë që duhet me thënë. Mua mu dukën shumë mirë aty dhe shpresoj që t'i shoh gjithë jetës mirë. Secili ka familjen e vet."- u shpreh Roberti.

I pyetur nëse është mërzitur për fjalët e të vëllait, këngëtari tha 'Jo', pasi sipas tij, të gjithë e dinë se ç'ka bërë ai për familjen.

"Jo, unë e di të vërtetën, e di sa jemi të lidhur ne familjarisht brenda shtëpisë së Berishajve. Nuk është puna që e kemi përjashtuar Tunën, por siç tha dhe Patrisi, brenda Berishajve të gjithë e dinë, janë disa komente në Youtube, ka dokumente. Nuk kënaqem prej komenteve sepse mua më duken shumë të mirë, por ka ca komente të njerëzve që më njohin mua më herët dhe e dinë çfarë kam bërë për familjen, për vëllain, që duhet ta bëjë secili për familjen e vet. E vërteta gjithmonë del. Unë besoj që i kemi dhënë fund me të gjitha këto. Ndoshta edhe unë kam bërë gabim, por unë i uroj shumë sukses, shëndet cunit të tyre dhe besoj që me këto i mbyllim të gjitha këto muhabete."- përfundoi Roberti.






