Pak kohë më parë i ftuar në emisionin "Sevenbizz" reperi i njohur S4MM tregoi hapur pëlqimin e tij për këngëtaren Ronela Hajati dhe zbuloi se i kontrollon herë pas here asaj profilin pasi i pëlqen shumë si femër.

Ndonëse vetë Ronela nuk reagoi lidhur me deklaratën e tij, S4MM duke se do t’ia tregojë publikisht fiksimin e tij dhe së fundmi ka habitur fansat teksa ka publikuar një foto topless të këngëtares duke e shoqëruar me një “Uff” dhe disa emoji zemrash dhe lulesh.

Për këtë foto ka reaguar edhe reperi Noizy i cili ka zbuluar se përveç S4MM edhe reperi Varrosi qenka i fiksuar keq pas Ronelës dhe kjo gjë mund ta fus në S4MM në sherr me të.

"Varrosi do të të shkatërrojë", ka shkruar Noizy duke e shoqëruar komentin e tij me disa emoji të qeshurash me lot.







