Nga Shqipëria / E Hënë 29 Tetor 2018, 13:01

E ka dhëndrin në burg, por shihni ç’bën vjehrra për Stresin

Që pas arrestimit të tij dy javë më parë, reperi Stresi është kthyer në një ndër personazhet më të përfolur në media. Ai u kap nga policia në një hotel në Linzë ku ju gjetën një armë pa leje dhe një sasi kokaine.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e familjarëve, të cilët thanë se gjithçka ishte e planifikuar dhe se djali i tyre është i pafajshëm. Madje dhe e fejuara e tij Kejsi ka shprehur mbështetjen nëpërmjet fotove dhe postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme Kejsi ka treguar nëpërmjet një postimi se çfarë mendon nëna e saj për arrestimin e Stresit. Ajo ka publikuar një video ku nëna e saj shfaqet duke kërcyer vallen e Tropojës dhe pranë saj ka shkruar: "Kur del vallja e Tropojës e mami të thotë "E kam dhëndrin tropojan unë, ta kërcej njëherë për të."