Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adelina Tahiri, dy muaj më parë u bë nënë për herë të parë të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon. Ajo ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto me vogëlushin e saj, mirëpo gjithmonë është munduar që ta fshehë fytyrën e tij.

Dy ditë më parë, këngëtarja ka realizuar një set fotografik me djalin dhe ditën e sotme ka qenë Rezarta Shkurta ajo që ka publikuar një foto ku shihet Adelina me të birin.

Këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të bardhë teksa në krahë mbanë Jonin, ndërkohë që ambient përreth është i bardhë dhe për këtë arsye Rezarta e ka quajtur atë mbretëresha e akullit.





