Nga Shqipëria / E Hënë 29 Tetor 2018, 12:12

Pak para gjyqit, Stresi merr vendimin shokues: 'Dua të qëndroj në burg'

Dy javë më parë në të gjitha mediat bëri bujë arrestimi i reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.  Ai u kap me armë pa leje dhe një sasi kokaine, dhe gjykata në vendimin e parë vendosi masën arrest me burg për reperin.

Mirëpo prindërit e tij në reagimin e tyre të parë në media kanë rrëfyer se gjithçka ka qenë e organizuar dhe se Stresin e kanë futur në grackë, pasi ai është i pafajshëm.

Ditën e sotme është lajmëruar se do të mbahet seanca tjetër gjyqësore për Stresin, por të gjithë janë shokuar pas deklaratës më të fundit të tij. Sipas ‘Balkanweb’ ai ka kërkuar të qëndrojë në burg.

"Dua te rri ne burg, pasi nuk kam besim tek drejtësia."- i është shprehur Stresi avokatit të tij, megjithëse disa ditë më parë kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë 'arrest me burg'.