Moderatorja shqiptare e emisionit "Soriee", Jonida Shehu ka qenë së fundmi në emisionin "Pop Culture" ku ka zbuluar më shumë të pathëna nga jeta e saj personale. Ajo zbuloi se në kohën që po prisnin fëmijën e tyre të parë ajo dhe bashkëshorti ndërruan shtëpi dhe duke qenë se burri i saj, Altin Çifligu është skenograf ai u morë me arredimin dhe rregullimin e saj.

“E keni parasysh këpucarin me këpucët e veta? Albi ka shumë qejf dhe me shtëpinë është marrë ai. I prishi gjithë muret, vendosi ku do të jenë gjërat dhe unë e lashë. Po ndërronim shtëpi asokohe dhe thashë ‘po e mbaron ky këtë punë, unë po rri si zonjë’,” tha Jonida e ftuar në “Pop Culture.”

“I hodhi të gjithë muret, i la punëtorët të punonin dhe pastaj u tërhoq te gjërat e veta, te prioriteti i tij në jetë. Shtëpia zgjati më shumë se një vit. Dollapi i fundit dhe krevati i gocës erdhi kur unë isha në maternitet; kisha lindur ndërkohë.”





