Nga Shqipëria / E Diel 28 Tetor 2018, 18:06

Zbulohet data, ja kur nis emisioni i ri i Ed Manushit dhe Fjoralba Ponarit

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret e reja në "Top Channel", e cila ka tërhequr vëmendjen e fansave që në daljen e saj të parë në ekran. Prej kohësh ajo nuk është më në drejtimin e 'Procesit Sportiv', mirëpo ka lajmëruar se shumë shpejt së bashku me Ed Manushin do të sjellin një emision i cili do të transmetohet çdo të diel.

Së fundmi Fjoralba është pyetur nga fansat se kur do të fillojë emisioni dhe ajo ka treguar se duke qenë se ende nuk është përfunduar, emisioni do të nis në muajin janar dhe do të jetë nam fare.

"Për të përmbushur gjithë ato kritere e pritshmëri që kemi për programin, është vendosur që të startojmë përfundimisht në janar. Do jetë nam", është shprehur Fjoralba duke zbuluar edhe më shumë mbi emisionin me postimin tjetër ku shkruan se programi do ketë: Fëmjë, shoëbiz nga ai i sikletshmi, lojëra mes personazheve, po edhe pak muzikë e do njeriu në fundjavë. Pak nga të gjitha me një fjalë", shkruan Fjoralba.