
Prej disa ditësh në media është përfolur për sherrin mes reperit Agon Amiga dhe këngëtarit Lumi B. Ishte Lumi ai i cili së pari në një intervistë deklaroi se dy labelat e njohur OTR dhe Babastars duket sikur nuk ekzistojnë më, mirëpo komenti i tij nuk u prit mirë nga ana e Agon Amigës që shpërtheu në të shara kundër Lumit.
Së fundmi në media është komentuar se pjesë e këtij sherri është bërë edhe reperi Ledri Vula dhe se madje atë e kanë kërcënuar dhe për këtë arsye në një koncert në Gjermani ishin marrë masa të mëdha sigurie.
Por së fundmi ka reaguar menaxheri i tij Faton Shoshi, i cili ka hedhur poshtë këto lajme duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.
“Ledri nuk ka qenë i kërcënuar nga askush, kjo është gënjeshtër, ai ka performuar në Munchen dhe ka shkuar shumë mirë. Nuk kemi fare raporte me ta(Babastars), kjo është gënjeshtër, kush guxon me ndalu Ledrin të këndojë, nuk ka bir nëne", ka treguar ai për Lajme.net.