Reperi shqiptar i hitit "Princes Diana", Lyrical Son është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga ana e publikut këngët e të cilit dëgjohen dhe marrin shumë klikime në Youtube. Siç dihet ai dhe bashkëshortja e tij, Gresa dy vite më parë u bënë prindër të një vajze që e quajtën Eva.

Mirëpo siç duket çifti i njohur shumë shpejt do të mbajnë në krahë fëmijën e tyre të dytë. Këtë gjë e ka zbuluar një burim i afërt i çiftit për ‘Prive.al’, që ka zbuluar se Gresa është disa muajsh shtatzënë.

“Gresa është disa muajshe shtatzënë dhe këtë e ka konfirmuar në një vizitë gjinekologjike në Shkup ditëve të fundit”, – ka thënë ky burim.





