Kira Tito dhe Butrint Imeri janë një nga dyshet më të komentuara nga mediat rozë, pasi prej kohësh është aluduar se janë në një lidhje. Ndonëse ata nuk e kanë pranuar publikisht dhe në çdo intervistë e mohojnë duke thënë se janë thjesht miq, të shumta janë ngacmimet nga ana e publikut dhe medias.

Mbrëmjen e djeshme, Kiara ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ku për herë të parë ka rrëfyer takimin e saj të parë me një djalë, I cili ka shkuar tersë, pasi ajo përfundoi në një puset.

"Kam qenë përpara disa kohësh në një takim të parë me një djalë. E veshur bukur, e kuruar në çdo detaj, e parfumosur. E kishim lënë për darkë në orën 20:00, unë arrij në orën 20:15. Parkoj makinën dhe dal. Sapo dola nga makina dhe duke ecur si seksi pa shikuar fare se ku po ecja bie në një pusetë të madhe me baltë. E shikoj veten të mbuluar nga balta dhe e bërë zhul. Kamarierët e restorantit nisën të qeshnin, ndërsa ky djali më afrohet me xhentilesë me zorrën e ujit që të më ndihmonte të pastrohesha. Për rreth 15 minuta u morëm me shpërlarjen e baltës dhe më pas nisi darka romantike. Folëm e folëm e folëm", ka treguar Kiara duke mos zbuluar nëse bëhej fjalë për Butrintin apo jo.





