Pak ditë më parë në mediat turke dhe shqiptare bëri bujë lajmi se ish missi Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e konfirmoi dhe vetë Almeda nëpërmjet një interviste tregoi publikisht se është shumë e lumtur dhe e emocionuar.

Ditën e sotme çifti shumë i dashur për publikun ka zbuluar për të gjithë fansat dhe gjininë e fëmijës që po presin.

Ata kanë publikuar disa foto në ‘Instastory’, ku shihen të lumtur dhe të rrethuar nga miqtë teksa mbajnë në duar disa tullumbace ngjyrë blu, duke treguar se ata do të bëhen me një djalë.

‘Është djalë’, ka shkruar bukuroshja shqiptare pranë fotos duke konfirmuar kështu se shumë shpejt do të mbajë në krahë djalin e saj.






