Nga Shqipëria / E Diel 28 Tetor 2018, 15:03

‘Ajo të çarmatos me sinqeritetin', Ermali i mbyll gojën të gjithë atyre që kritikuan Tunën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Tuna së bashku me bashkëshortin e saj Partis Berisha. Ajo iu përgjigj  pyetjeve për jetën e saj dhe tërhoqi vëmendjen për deklaratën e fortë që bëri për Rudina Magjistarin.

Mirëpo sjellja e çiltër dhe e drejtpërdrejt e këngëtares në emision nuk u prit aspak mirë nga ana e publikut dhe ndjekësve të cilët e kanë kritikuar dhe sulmuar atë në rrjetet sociale.

Për këtë gjë, pak më parë nëpërmjet një postimi në rrjetet social, moderator i emisionit Ermal Mamaqi, i ka dal në mbrojtje dhe ka theksuar që të gjithë ata që kanë bërë moral janë pikërisht ata që e shijuan më shumë emisionin.

"Pashë histerinë e atyre që duan të shohin vetëm njerëz në kornizë, të rrinë drejtë, të flasin të shtirur, të mos qeshin shumë dhe nuk e durojnë dot një artist që të lëshojë pak veten. Por kjo është Tuna, nuk e kursen kurrë veten si në performanca artistike, si në raportin me publikun, dhe në fund është shumë më e vërtet se ata që nëpër emisione japin vetëm përgjigje për të ruajtur imazhin. Personalisht unë e shijova shumë... edhe çifti e shijoi. Edhe ju që bëni moral e shijuat më shumë, meqë siç e tha dhe Tuna jeni më të interesuar në hallet familjare të personazheve se sa në karrierën e tyre. Ama keq kur i fshehin, e keq kur ua shuajnë kuriozitetin. Gabimi i vetëm i Tunës është që duke e ditur që gjithmonë figura e femrës masakrohet dhe fajësohet për të gjitha problemet familjare, ajo nuk ka frike! Nuk perpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur, por të çarmatos me sinqeritetin, edhe atëherë kur thotë me zë gjëra qe guxojmë ti mendojmë vetëm në fshehtësi. Uroj të kem në emision më shume të ftuar të tillë!", shkruan Ermal Mamaqi.