Çifti i njohur shqiptar, Loredana dhe Mozzik kanë qenë padyshim një nga dyshet më të komentuar muajt e fundit në mediat online. Prej disa kohësh është aluduar se këngëtarja dhe reperi janë në pritje të fëmijës së parë, mirëpo ndonëse ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht, në foto dhe video të ndryshme të siguruara nga mediat ku bukuroshja bjonde shfaqet e barkun e rrumbullakosur.

Mirëpo pak më parë Loredana i ka habitur dhe ka ngritur dyshime tek fansat me postimin e saj të fundit që ka bërë në ‘Instagram’.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në makinë, ndërkohë që në përshkrim të saj ka shkruar: “7 dhjetor 2018, është ende e fshehtë”,- shkruan Loredana dhe këtë e shoqëron me një simbol të gjinisë femërore.

Ka mjaftuar kjo që të gjithë ndjekësit të hamendësojnë se kjo është data që do të lind fëmija i parë i çiftit dhe që do të jetë një femër.






