Nga Shqipëria / E Diel 28 Tetor 2018, 14:02

'Më është mërzitur jeta', historia rrënqethëse e familjes Mera do t’ju përlot (Video)

Së fundmi në emisionin e njohur "Shqiptarët për Shqiptarët" në News 24 është paraqitur historia prekëse e një 43 vjeçareje nga Urxalla e Dibrës, e cila prej vitesh jeton në varfëri të plotë. Gruaja e quajtur Lume ka rrëfyer për publikun jetën e saj të vështirë e cila ka arritur në kufijtë e së pamundurës. Teksa gazetarët e kanë pyetur Lumen se çfarë e mundon më tepër, ajo ka shpërthyer në lot pasi vuajtjet e saj nuk kanë të sosur e nuk di kë të tregojë më parë.

“Kur vijnë fëmijët në shtëpi çfarë tu jap të hanë fëmijët, janë adoleshentë, a nuk është gjynaf që mbajnë barkun me dorë se nuk kanë çfarë të hanë” .

Me gjithë vuajtjet dhe mundimet, një tjetër problem për familjen Mera është se edhe shtëpia, pasi siç treguan ata nuk kanë një strehë ku të struken gjatë dimrit, dhe atë që kanë është në gjendje të mjerueshme.

“Gjarpëri më ka hyrë në banese,atje ishte dhe djali”- thotë gruaja.

Asaj i duhet të punojë pa u ndalur, nga mëngjesi herët, deri vonë në darkë. Rrobat i lan në përrua, ujin i duhet ta mbushë me bidonë në burim, shumë larg shtëpisë dhe drutë për zjarr i duhet që t’i marrë në krahë nga pylli që edhe ai është larg, e sërish kur kthehet në shtëpi, nuk ka asgjë për të gatuar.

“Më është mërzit jeta, nuk më del ai pensioni, fëmijët më sëmurën. S’kam hëngër qysh mbrëmë, burri ka 10 vjet i sëmurë, edhe dy çunat janë sëmurë. Do kisha vdekur më gjithë këto hallë, ja ku jam”.

Dhimbja e 43 vjeÒ«ares është e madhe, nuk mundet t’i ushqejë fëmijët dhe bashkëshortin, nuk mundet t’i Ò«ojë tek mjeku, nuk ka asgjë Ò«farë t’u ofrojë, vetëm shpirtin. Ajo nuk dëshiron gjë tjetër, vetëm të jetë afër spitalit.

“Lekë s’ka ti vizitojë, dua ta çoj ta vizitoj por nuk kam para për udhëtim. Më gjeni një kasolle vetëm të jem afër spitalit. Po vuajmë për një paracetamol” thotë gruaja duke përlotur.

Burimi:Balkanweb.al.