Fatmir Hysenbelliu është cilësuar gjithmonë si një prej beqarëve më të lakmuar shqiptar jeta luksoze e të cilit është komentuar gjatë nga mediat. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shumë herë publikon foto dhe video nga përditshmëria e tij ku bien në sy udhëtimet e shumta dhe jeta mes luksit dhe femrave të njohura.

Pak kohë më parë Oni tërhoqi vëmendjen e mediave me një foto ku shfaqej së bashku me aktoren e famshme, Pamela Anderson. Fotot e tyre bën xhiron e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Amerikë.

Mirëpo pas Pamela Anderson ai së fundmi është fotografuar përkrahë këngëtares shumë të famshme Nicole Scherzinger, teksa kanë qenë duke drekuar.

Ka qenë vetë ish futbollisti ai që ka publikuar një foto ku shihet mes miqsh dhe familjarësh, ndërkohë që në tavolinë ajo që tërheq vëmendjen është prania e këngëtares, për të cilën Oni ka treguar se e ka shumë shoqe.





