Prej disa muajsh në media është përfolur gjatë se këngëtari Butrint Imeri dhe moderatorja, Kiara Tito, janë në një lidhje. Ndonëse ata gjithmonë e kanë mohuar, dyshja është kapur shumë herë bashkë nga ana e mediave.

Mbrëmjen e djeshme Kiara ja qenë e ftuar në emisionin "Shiko kush luan" ku është pyetur nga moderatorja nëse ishte e gatshme që të pranonte publikisht lidhjen me Butrintin.

Mirëpo moderatorja ka habitur teksa nuk i është përgjigjur pyetjes, por ka pranuar që të pijë një shots duke konfirmuar në këtë mënyrë të gjitha thashethemet.

Ngacmimet ndaj saj nuk kanë munguar gjatë gjithë mbrëmjes, pasi dhe vetë Luana e ka ngacmuar duke i thënë dobësuar se ishte dobësuar dhe mund ta kishte nga ndonjë udhëtim andej nga Saranda dhe Butrinti, duke i hedhur kështu fjalë për këngëtarin.





