Nga Shqipëria / E Diel 28 Tetor 2018, 13:01

'Vëllau është si shkau', Patrisi habit publikun me deklaratën e fortë për Robertin

Disa muaj më parë në të gjitha mediat u diskutua gjatë deklarata e Robert Berishës kundër kunatës së tij Tuna, ku tregoi nuk ka aspak marrëdhënie të mira me të dhe se për shkak të saj nuk mund të shkojë në asnjë festë familjare. Mirëpo edhe pse reagimet nga ana e Tunës kanë qenë të shumta vetë partneri i saj, Patris Berisha, nuk ka reaguar për fjalët dhe akuzat e të vëllait.

Mbrëmjen e  djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin "Xing me Ermalin" ka reaguar për herë të parë duke thënë se secili duhet të shohë punën e vetë.

“Secili njeri ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimin për dikë. Ne e kemi një thënie në Kosovë ‘Heta i shikon punët e veta’ kështu që secili duhet të shohë punën e vetë, shtëpinë e vetë, gruan e vetë. Unë shoh gruan time. Nuk bie pre e mediave, as e portaleve. Jam shumë krenar për Tunën që ka ditur të menaxhojë situata të tilla, sulmet nga mediat dhe në asnjë moment nuk e ka humbur përqëndrimin si nënë dhe punën e plaodhshme që bën në karrierë. Ne themi me shaka ‘Vëllau si shkau’ kur do ta nënçmosh serbin, i themi shkau dhe e kemi me shaka këtë. Vëllai ka vendin e vetë, gruaja vendin e vetë. Unë kam familjen time, për mua me rëndësishme është gruaja dhe djali im se çdo gjë tjetër në botë. Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndësishëm në jetën time, me gjithë respektin për të gjithë familjarët”, u shpreh Patrisi. I pyetur nëse mund të hidhet pas krahëve ky sherr mes tyre, Patrisi u përgjigj: “Ne nuk jemi në luftë, as në gjak. Çdo cudi ndodh tre ditë. Shpresoj që kjo të përmbyllet dhe të harrohet”.