Nga Shqipëria / E Diel 28 Tetor 2018, 13:01

Brenda ditëlindjes së Fatmës, Alfio i bën surprizën madhështore

Ditën e sotme moderatorja e njohur e emisionit "Fun Day", Fatma Methasani feston 24 vjetorin e lindjes dhe që në orët e para të mëngjesit të ditës, ajo ka marrë një dhuratë madhështore nga partneri i saj, Alfio Rrotani.

Ka qenë vetë moderatorja ajo që ka shpërndarë disa foto në Instastory, ku ka zbuluar se Alfio i ka përgatitur asaj një surprizë romantike. Chefi i njohur shqiptar i kishte zbukuruar ambientin e  shtëpisë me trëndafila dhe tullumbace, ndërkohë që në tavolinë nuk mungonte shampanja dhe një tortë e përgatitur nga ai vetë ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”.

Ndërkohë dhe vetë Alfio shpërndau disa pamje nga festa e ditëlindjes dhe në një video kishte shkruar: ‘Dashuria vjen vetëm një herë’. Kujtojmë që vetëm 2 javë më parë çifti bëri publike lidhjen nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.