Nga Shqipëria / E Diel 28 Tetor 2018, 12:12

Sherri me Rudinën, Ermal Mamaqi i kthen përgjigjen e papritur

Pas deklaratës së këngëtares Tuna mbrëmjen e  djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ku ironizoi Rudina Magjistarin dhe tha që sa të jetë gjallë nuk do të shkojë asnjëherë në emisionin e saj, moderatorja e emisionit “Rudina” reagoi pak orë më parë nëpërmjet një postimi në Instastory.

“Hey Tunë darling, po hakmerresh se pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është edhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë ato që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua n’jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër! Sa për programin, kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vitesh. Kështu ti e kupton besoj, se ç’vend ze ti në gjithë këtë histori, ku prej vitesh shoë-bizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, që ke qejt ti shohësh: me talent, kulturë dhe klas. Hajt me shnet”, shkruan Rudina.

Në fund të shkrimit të saj ajo kishte shkruar: “ps: Ermal e do edhe ti një?”, duke treguar kështu se ka rezervat e saj dhe për moderatorin e “Xing me Ermalin”.

Mirëpo pak moment më parë ka ardhur dhe reagimi i Ermal Mamaqit, i cili duke e zbutur pak situatën ka bërë një postim në ‘Instastory’.

“Jo Jo Rudina, vazhdo ti” –shkruan moderatori, duke e shoqëruar me emojin duke shkelur syrin.