Nga Shqipëria / E Diel 28 Tetor 2018, 12:12

Tuna e ironizoi në mes të emisionit, Rudina Magjistari i kthehet keq këngëtares

Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Xing me Ermalin", ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e njohur Tuna Sejdi e cila ka folur për jetën e saj. Në një moment moderatori Ermal Mamaqi si çdo të ftuari e ka pyetur Tunën se nëse do të shkonte ndonjëherë në emisionin e Rudina  Magjistarit. Në këtë moment këngëtarja ka thënë se nuk ka pranuar asnjëherë ftesën e këtij emisioni dhe sa të jetë gjallë nuk do të shkojë.

“Asnjëherë në jetën time! E kam lënë në pritje për 10 vite të karrierës time dhe do ta lë në pritje edhe për nja 20 të tjera sa jam gjallë. Sepse jam e bindur që do t’i vinte shumë më mirë që të isha unë mysafire në emisionin e saj dhe të jepja ekskluzivet e jetës time, sesa ca,” ka thënë Tuna duke ju referuar emisionit ku Robert Berisha ka qenë i ftuar.

Mëngjesin e sotëm, moderatorja e njohur ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate duke e quajtur Tunën një njëri me shpirt të keq.

“Hey Tunë darling, po hakmerresh se pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është edhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë ato që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua n’jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër! Sa për programin, kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vitesh. Kështu ti e kupton besoj, se ç’vend ze ti në gjithë këtë histori, ku prej vitesh shoë-bizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, që ke qejt ti shohësh: me talent, kulturë dhe klas. Hajt me shnet”, shkruan Rudina në një postim në Instastory.