Adelina Tahiri dy muaj më parë u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin e veçantë Jon. Këngëtarja ndonëse është shkëputur nga muzika dhe i është dedikuar plotësisht mëmësisë ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku ka publikuar shumë herë foto me vogëlushin e saj.

Pavarësisht fotove të shumta ajo gjithmonë është munduar që fytyrën e tij ta fshehë, duke mos cenuar në këtë mënyrë privatësinë e tij. Mirëpo ditën e sotme ajo ka vendosur që ta zbulojë pak fytyrën e Jonit.

Në një foto që ka publikuar në profilin e saj shihet vogëlushi i veshur plotë stil, teksa fytyrën e tij Adelina e ka mbuluar me një zemër shumë të vogël, megjithatë në foto shihet qartë që djali është rritur shumë.





