Nga Shqipëria / E Premte 26 Tetor 2018, 23:11

Dy zogjë të dashuruar, Armina dhe Shkëlzeni shkëmbejnë mesazhe romantike publikisht

Dy javë më parë, Shkëlzen Berisha dhe blogerja Armina Mevlani u fejuan në një ceremoni shumë private ku të pranishëm ishin vetëm familjarët dhe miqtë  e ngushtë. Fejesa e tyre u komentua gjatë dhe çdo detaj mori vëmendjen maksimale nga ana e publikut.

Siç dihet ata janë shumë të dashuruar pas njëri tjetrit, mirëpo ditën e sotme si rrallëherë ata i kanë shprehur ndjenjat e tyre publikisht.

Në një foto ku Shkëlzeni ka pozuar në Como të Italisë, në vendin ku i ka propozuar për martesë Arminës, blogerja i ka lënë partnerit një koment shumë romantik.

"Po zemrën dhe dritën e njeh? Je ti" i shkruan ajo, së cilës Shkëlzeni ja kthen: "E njoh! Është fotografi.", duke nënkuptuar se është Armina ajo që ia ka bërë foton.