Nga Shqipëria / E Premte 26 Tetor 2018, 23:11

Upss: Olti Curri kapet keq me Taynën, shihni si e thumbon reperen

Gazetari dhe opinionisti i njohur Olti Curri është padyshim një ndër personazhet më interesant që tërheq vëmendjen përherë me deklaratat e shumta dhe thumbat që bën për VIP-at shqiptar.

Ditën e sotme ai ka vendosur të merret me reperen e re Tayna, e cila që pas publikimit të këngës 'Columbiana' mori një famë të pabesueshme dhe është një ndër më të kërkuarat.

Ai ka bërë një pyetësor me fansat ku disa prej tyre e kanë pyetur për reperen e famshme, por përgjigja e tij i ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Më kanë falur një qen mashkull, si t’ja ngjis emrin”, ka shkruar Olti duke ironizuar kështu këngëtaren e njohur dhe mënyrën si ajo këndon.