Një nga ndryshimet e komentuar anë këtë sezon televiziv ishte largimi i dy shefave të njohur shqiptar Alfio Rrotani dhe Indrit Çela nga televizioni "INTv" dhe vendosja e tyre në televizionin ‘Klan’.

Siç është lajmëruar dhe nga spoti i ‘Tv Klan’, dy çunat do të sjellin një emision të ri me gatim i cili do të mbaj emrin “Sfida e gatimit”. Ky emision pritet që të startojë në fillim të muajt nëntor dhe Alfio dhe Indriti kanë filluar përgatitjet që tani.

Në disa foto të publikuara prej Alfios në Instagram është zbuluar edhe një pjesë e studios, e cila siç duket është ende e papërfunduar.






